FIER-Kryeprokurori Adriatik Lalla, nga Fieri ka folur mesditën e sotme për procesin e dekriminalizimit.

Llalla është shprehur se ka një numër të madh denoncimesh nga ana e qytetarëve por tha se nuk mund të përmend emra.

?Procesi i dekriminalizimit, proces në vazhdimësi. Ka një dyndje denoncimesh nga ana e qytetarëve. Për momentin nuk mund të përmendin emra. Në përfundim të hetimit do të bëhen publike edhe emrat?,-është shprehur Lalla.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, tha se dekriminalizimi është një procesi i rëndësishëm i cili duhet të vijojë me ritme të shpejta.

Lallës shtoi duke thënë se Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar struktura të posaçme për hetimet e rasteve.