Lulzim Basha paralajmëroi shtrirjen e protestave në mbarë vendin, nga çadra ku prej katër ditësh mbështetës të opozitës kërkojnë largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.
Lulzim Basha, kryetar i PD: S?ka detyrë me të madhe sesa këtë protestë ta shtrijmë anembanë Shqipërisë. Asgjë s?do jetë me si më pare deri sa zëri i shqiptarëve te dëgjohet dhe vullneti i tyre te respektohet.

Kreu i demokratëve iu përgjigj edhe zërave brenda maxhorancës që e shohin absurd kushtin e Bashës për largimin e qeverisë gjatë një forumi për lirinë e medias.

Lulzim Basha, kryetar i PD: E kam një përgjigje. Kur çdo institucion ka rënë, shteti ligjor ka rënë, parlamenti ka rënë se e ka mbushur me kriminelë, drejtësia ka rënë se urdhërohet me telefon të lirojë bandat, kur ekonomia ka rene se ja ka dorëzuar çelësat një grushti oligarkësh, kur mediat kanë rënë sepse marrin urdhra e kërcënime, a nuk është koha ta rrezojmë këtë qeveri.

Protestës së opozitës iu bashkuan edhe disa gjimnazistë, të cilëve kreu i Partisë Demokratike i premtoi se pas ardhjes në pushtet si vendim të parë qeveria e tij do të ketë anulimin e ligjit për arsimin e lartë./ TV KLAN