Kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e konsideron utopi.

Kreu i Financave nuk e ka kursyer Partinë Demokratike në programin ekonomik që ofron. Fjalët ?marrëzi? dhe ?çmenduri? ilustruan skenarët, që Ministri Ahmetaj thotë se do t?i ndodhin borxhit publik nëse realizohet ulja e taksave dhe kthimi i taksës së sheshtë.

Ahmetaj tha se disa javë pas prezantimit të planit të qeverisë për projektin 1 miliardë euro PPP, ka kërkesa të shumta nga grupe biznesi për vepra në infrastukturë, shkolla dhe aeroport.

Gjatë prezantimit të bilancit për 2016-ën Ministri Ahmetaj u shpreh se realizimi i të ardhurave ka qënë në përputhje me planin e qeverisë, ndërsa pranoi se sfidë për të ardhmen mbetet vendosja e rregullit për shpenzimet publike. Ministri tha se personalisht mendon që plani për të unifikuar tatimet dhe doganat në një institucion ka risqe.

Tv Klan