STOP: Korrupsion në komisariatin nr.4 në Tiranë

Emisioni invetsigativ STOP transmetoi mbrëmjen e së martës një tjetër rast korrupsioni. Përmes kamerës së fshehtë një qytetare tregon se si shefi i Krimeve në Komisariatin Nr 4 në Tiranë, Ramazan Hoxha I ka kërkuar 1500 euro për të mbyllur një denoncim që lidhet me dadon e vajzës së saj. Pasi ka marrë 1 mijë Euro, qytetarja takohet me Hoxhën për ti kërkuar që t?ia ulë pjesën e mbetur të parave.

Pasi diskutojnë në një kafene, zyrtari i policisë bie dakord me qytetaren që ajo të mos I japë edhe 500 euro të tjera, por 300 euro.

Një ditë më pas qytetarja telefonon Hoxhën për ti dhënë 300 euro e mbetura nga pazari i çështjes, por ai i thotë se nuk ndodhej në komisariat dhe do të dërgonte një inspektor për të marrë paratë.

Pas transmetimi të këtyre pamjeve të dy punonjësit janë pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Shërbimi për Çështjet e Brendshme nisi një hetim penal, ndërsa pritet arrestimi i tyre.

Edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka falënderuar me një mezash moderatorit Saimir Kodra ku shkruan:

?Ju falënderoj shumë për materialin që transmetuat. Është ndihmë e vyer për Policinë, më të pastër, të pakorruptuar dhe pa korrupsion.

Tv Klan