Surprise Me!

Ekstradohet shqiptari i dënuar Avni Metra - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 7 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Autoritetet britanike kane ekstraduar ne Shqipëri, Avni Metren, 53-vjecarin nga Burreli qe thuajse prej dy dekadash i kishte shpëtuar arrestimit. Nje investigim i gazetareve te ?Daily Mail? vitin e shkuar vuri ne lëvizje policinë vendase, e cila e prangosi shqiptarin e shpallur ne kërkim ndërkombëtar per vrasje te dyfishte. Metra prej 18 vitesh jetonte i pashqetesuar ne Britani, ndonëse ne Shqipëri ishte dënuar qe prej vitit 2001 me 25 vjet burg nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve. Gazetarët e ?Daily Mail?, e zbuluan atë dhe e intervistuan ne shtëpi, ndonëse policia nuk e kishte idenë se ku ndodhej shqiptari edhe pse ishte në listën e të kërkuarve nga Interpol. Asokohe ai kishte deklaruar se nuk ishte vrasës dhe se nuk do te largohej nga Anglia. Tashme Metra u ekstradua pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mancester. Ai jetonte ne Britani me identitet te rreme dhe kishte pasaportë angleze me emrin Avdul Mekra, lindur në Gjakovë.

Buy Now on CodeCanyon