ELBASAN-Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen 5 Maji të qytetit të Elbasanit.

Sipas Ali Cilit, pronarit të shtëpisë dhe familjarëve mësohet se zjarri ka rënë pasi është rikthyer energjia elektrike.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë mundur të shuajnë flakët.

Dëmet kanë qenë vetëm materiale ndërkohë po punohet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur evitimin e përhapjes së zjarrit në banesën ngjitur ndërsa vetë familjarët kanë mundur të shpëtojnë disa objekte.