Ministri i drejtësisë Petrit Vasili është i bindur se ngritja e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është në shkelje të kushtetutës. Komisioneri për zgjerimin Johanes Han i ktheu ne fundjave përgjigje shqetësimit të tij. Por ministri Vasili thotë se kjo çështje kërkon reflektimin e Kuvendit të Shqiperise, me qëllim që Vettingu të mos dale jashtë kornizës kushtetuese dhe për këtë proces të mos ketë kthim pas.<br /><br />Unë kam ngritur një shqetësim të institucionit lidhur me zbatimin e Kushtetutës ashtu sikurse është shkruar dhe miratuar dhe sigurisht. Ministria e Drejtësisë nuk ka pse të presë përgjigje pasi vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tavolinën e forcave politike që e kanë miratuar së bashku Kushtetutën. Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin e kushtetutës dhe ligjit përkatës për Vetting-un, pasi një qëndrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe i heq të gjitha mundësitë që ky ligj të atakohet në të ardhmen, gjëra që edhe kanë ndodhur. Pra, hap rrugën pa kthim për Vetting-un në Shqipëri.<br /><br />Në letrën drejtuar krerëve te institucioneve shqiptare dhe komisionerit Hahn, ministri Vasili shprehet se Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ndryshe nga vetë Operacioni, nuk është i mbështetur në kushtetute. Në aneksin e kushtetues flitet për bashkëpunim të Operacionit me partnerë dhe bordi mund të konsiderohet si i tillë. Por në aneks shpjegohet se për një bashkëpunim të tillë duhet një marrëveshje ndërkombëtare dhe të tilla marrëveshje duhet te kalojnë në parlament. Për ngritjen e bordit, në parlament nuk është votuar deri tani asnjë marrëveshje./Tv Klan