Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përgjigje të thirrjeve të Brukselit që opozita ti kthehet jetës parlamentare, nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, thotë se nga opozita janë ezauruar të gjitha rrugët institucionale.
Ai thotë se dialogu parlamentar nuk ka munguar por rezultatet prej tij kanë qenë minimale
Për Spahon, sot jemi në të njëjtën situatë si në 2015 me dekriminalizimin.
Nga çadra e protestës, Spaho përmes mikrofonit të Ora News përcolli dhe një porosi për Fleckenstein.
Spaho: U desh të largoheshim nga parlamenti 6 muaj që të miratohej ligji për dekriminalizimin në 2015. U desh të largoheshim nga Kuvendi që të arrinim një rezultat të dëshiruar nga një pjesë e mirë e spektrit politik. Sot jemi pothuajse në atë gjendje si në 2015. E kuptoj shumë mirë që debati bëhet në Kuvend, por rezultatet kanë qenë fare minimale. Meqë Fleckenstein është në Tiranë dhe Ramën e ka mik do ti lutesha ta pyeste kur do ta lëshojë Armando Prengën ose ç?bëhet me mikun Rroshi për të shoqen e të cilit u reagua brenda orës nga instituciononet europiane.
Dialogu sigurisht bëhet në Kuvend por kujtoj që në maj të 2016 kemi paraqitur një platformë të plotë për reformën zgjedhore, për votimin dhe numërimin elektronik dhe u zvarrit me qëllim nga mazhoranca për të bërë të mundur që zgjedhjet që vinë të kenë mundësi ti blejë dhe ti vjedhë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kerkesa-e-pakapercyeshme-e-pd-dhe-nje-porosi-per-fleckenstein/