Surprise Me!

Berisha përplaset me Fleckenshtain për Sorosin: Kam prova dhe dokumente

2017-06-03 2 Dailymotion

Në daljen e tij përpara mediave në fund të vizitës në Tiranë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein iu drejtua ish-kryeministrit Berisha të mos merret me përralla Sorosiane duke iu referuar komenteve të bëra për miliarderin dhe rolin e tij në politikën shqiptare.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë ne PE: ?Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë. Por ama do doja t?i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët.?

Pas këtij komenti, reagoi menjëherë ish-kryeministri Berisha, që e konsideroi të ngutur dhe te pa bazuar deklaratën e eurodeputetit gjerman.

Sali Berisha, ish-kryeministër: ?Deklaratat e mia për Xhorxh Soros dhe mafien e tij, si një rrezik madhor për demokracinë shqiptare janë të bazuar jo në hamendje por në dokumente autentike të pakundërshtueshme nga të gjithë ata që duan të besojnë të vërtetën.?

Por, mbrojtja e eurodeputetit gjerman për fondacionin e miliarderit amerikan Xhorxh Soros duket se është në konflikt interesi. Kjo sipas një dokumenti të deklasifikuar të DCLeaks për rrjetin Soros ndodhet edhe ky raport i hartuar në vitin 2013 që titullohet ?Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019).?

Mes tyre është edhe emri i eurodeputetit gjerman, Knut Flekenshetin, në profilin e të cilit shkruhet se është një zë i besueshëm në dialogun BE ? Rusi.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon