Pas një marshimi prej orëve të para të së mërkurës nga Fieri, grevistët e Zharrëzës së bashku me banorët e tjerë mbërritën në Lushnjë. Ata janë të vendosur për të vazhduar ecjen deri në Tiranë për gjatë gjithë natës.

Sipas tyre, ky marshim nuk ka si qellim t?i bashkohet çadrës së grevistëve të opozitës. Banoret e Zharrëzes thonë se do ndalojnë tek Ministria e Energjetikës në Tiranë dhe nuk do të largohen prej aty deri sa të zgjidhen kërkesat e tyre.

Banorët e Zharrrëzës nisën protestat dhe një grevë urie 3 javë më parë.

Ata kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e dëmtuara dhe mjedisin nga ?Bankers Petroleum?, të cilën e akuzojnë për shpërthime nëntokësore gjatë nxjerrjes së naftës në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz.

Një muaj më parë me vendim të qeverisë u ngrit edhe një grup pune i cili nuk ka dalë ende me një raport zyrtar ç?ka çoi banorët në një tjetër protestë dhe grevë urie. /Tv Klan