Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se qëllimi i protestës së opozitës së drejtuar nga PD është bllokimi i ligjit të Vettingut dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

"Po iu them se përse çadra e PD lidhet me Vettingun. Si ka mundësi që të heqin dorë nga foltorja e Kuvendit tani, sepse nuk duan Vettingun, madje më e bukura është që ata e pranojnë.

Dhe kjo është e qartë dhe duhet të jetë e qartë edhe për partnerët ndërkombëtarë" tha Rama. Kryeministri iu përgjigj edhe krahasimit mes refuzimit të votimit të 3 ligjeve në 2009 dhe protestës së PD tani duke e cilësuar si idiot.

"Pse krahasimi me tre ligjet është idiot? Se me tre apo pa tre ligje Shqipëria nuk e merrte statusin kandidat atëherë sepse kishte edhe shumë punë për të bërë.

Vettingu është kushti i vetëm për të hapur negociatat, madje kam një lajm tjetër për ata që i lidhin negociatat me kanabisin.

Qeveria dhe KE kanë filluar të kalojnë kapitujt 23 dhe 24, në kushtet kur komisioni ka bindjen se Shqipëria është gati dhe pret dritën jeshile nga KiE" tha ai.

Përsa i përket votimit dhe numërimit elektronik, kryeministri u shpreh se shumë vende po e heqin dhe në PE qeshin me kërkesën e PD.