Policia është duke zbardhur të gjithë skemën dhe autorët e grabitjes me armë të ndodhur në 30 Qershor të vitit të kaluar në brendësi të aeroportit të Rinasit. Hetuesit kanë siguruar të dhëna që konfirmojnë se jo vetëm Aleks Pepa, i dyshuar si organizatori kryesor i grupit, por edhe pjestarët e tjerë janë të gjithë nga Elbasani.

Madje sipas hetuesve të gjithë personazhet e grupit, kanë qenë më parë të skeduar nga policia për vepra të ndryshme penale, por në asnjë rast për grabitje me armë, sulme ndaj bankave apo veprime të këtij niveli.

Po ashtu, hetuesit kanë mundur të konfirmojnë në rrugë operative se një prej bashkëpunëtorëve të grabitjes është person që ka punuar në aeroport si punonjës i kompanisë së sigurisë ICTS.

Por nga ana tjetër, hetuesit nuk konfirmojnë nëse personi vijon ende të jetë ende pjesë e stafit të sigurisë apo është larguar.

Tri ditë më parë, policia zbuloi në në një frigorifer në banesën e nënës së Aleks Pepës në Elbasan, një shumë prej 50 mijë eurosh. Ato besohet se janë pjesë e shumës së grabitur më 30 Qershor të vitit të kaluar në Rinas.

Tv Klan