Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me peshën e opozitarit të vetëm në parlament, pas bojkotit të Partisë Demokratike, Ben Blushi ironizoi protestën e Partisë Demokratike përpara kryeministrisë.
Blushi tha se çadra përpara kryeministrisë i ngjan protestës së socialistëve në vitin 2010 dhe se qëllimi i këtyre protestave është vetëm pushteti dhe jo mirëqenia.
Me Blushin replikoi deputeti Erion Braçe, i cili theksoi se dallimi mes dy protestave është se në shesh nuk kishte vrasës, siç u shpreh ai.
Blushi e kaloi debatin tek qeverisja e Edi Ramës, sipas të cilit, nuk ndryshon aspak nga ajo e Sali Berishës, dhe për këtë solli shembullin e koncensioneve. Në replikën e dytë, Braçe, i ndihmuar edhe nga gjestet e kryeministrit kundër Ben Blushit, i tregoi këtij të fundit se përse e kishte gabim këtë mënyrë të menduari
Blushi mendon se kjo rrugë, është rruga e shkatërrimit të Partisë Socialiste ndërsa Braçe i sugjeroi atij të lexonte më shumë në lidhje me qeverisjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-paterica-e-lsi-se-eshte-naten-me-protesten-diten-kunder-cadres/