Surprise Me!

Report TV - Nata e 6 e protestës së PD lojëra, muzikë e fishkëllima

2017-06-03 0 Dailymotion

TIRANE-Vijon atmosfera e ndezur me muzikë e fishkëllima në natën e gjashtë të protestës së opozitës.

Që pas përfundimit të aktiviteteve dhe fjalimeve, protestuesit ndahen sipas zonave nëpër tavolina dhe luajnë me lojëra zbavitëse.

Liderët e PD-së qëndrojnë në çadër deri në afrimin e mesnatës, dhe të paktën në dy netët e fundit largohen për tu rikthyer të nesërmen në mëngjes.

Nga ana tjetër edhe organizatorët apo deputetët nuk po mbajnë më fjalë në podium, por organizimi është i lirë, ku mbizotërojnë vetëm thirrjet në kor ?Rama ik?.

Ndërkaq deri në orët e para të mëngjesit nuk ndërpriten lojërat zbavitëse, kuicet e bisedat me zë të lartë mes protestuesve.

Ka shumë nga ata që ftohtin e orëve të natës e kalojnë duke u afruar te ngrohëset e vendosura brenda çadrës por shumë të tjerë kanë zgjedhur alkoolin si mjetin për ngritjen e temperaturave.

Buy Now on CodeCanyon