TIRANË-Një ditë pas deklaratave të kreut të kreut të antimafias italiane, Franco Roberti, se në Shqipëri është trefishuar kultivimi i kanabisit, ka reaguar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

?Askush nuk u fshihet shifrave. Ne i dimë shifrat sepse kemi bashkëpunuar me Guardia di Financa. Sot po sulmohet Policia për kanabisin për shkak se po lufton çdo ditë me këtë fenomen. Në krahasim me kohën e PD, shifrat as mund të krahason. Këtë vit i japim fund këtij fenomeni?.

Kështu deklaroi sot per mediat ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas aktivitetit ku u lancua projekti ?Policimi në Komunitet?.

Ministri u shpreh se sot flitet më shumë se kurre ndaj fenomeni të kanabisit sepse Policia e ka në qendër të vëmendjes.

?Lufta kundër kanabisit është prioriteti ynë, dhe sot jo pa shkak po flitet për luftë kundër kanabisit, sepse sot policia po lufton më shumë se kurrë ndaj këtij fenomeni?.

Sipas ministrit, dje të gjithë ishin pajtuar me fenomenin. Tahiri theksoi se Policia e Shtetit shkatërroi Lazaratin, që ishte konsideruar turpi botëror. Ky vit, thas ai, do te jete vendimtar.