Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot 3100 forca policore janë angazhuar në një operacion masiv dy ditor për të parandaluar kultivimin e fidanëve dhe bimëve të kanabisit në sera diellore, tunele të braktisura, ish rezerva shtetërore dhe në çdo ambjent tjetër të mundshëm që mund të përdoret nga grupet kriminale.
Operacion masiv dy ditor i nisur mëngjesin e datës 22 Shkurt dhe i përfunduar në orë 19:00 të datës 23.02.2017 ishte në shkallë vendi dhe policia e shtetit informoi sot në mëngjes se janë ushtruar 6901 kontrolle gjithsej.
Bilanci : ? Janë kontrolluar 5113 sera, 235 tunele, 692 ish rezerva dhe magazina shtetërore, 314 ish reparte ushtarake, 258 banesa të pabanuara dhe 286 objekte të ndryshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/policia-ngrihet-ne-kembe-kontrolle-neper-sera-e-tunele-per-kanabis/