Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që të kthejnë sytë nga Ballkani, përndryshe rajoni rrezikon të bjerë nën influencën ruse.

Në një intervistë pvr gazetën ?The Telegraph?, Kryeministri shqiptar është shprehur se, nëse administrata Trump injoron Rajonin, atëherë Ballkani rrezikon të bjerë nën influencën e Moskës, e cila ka qenë gjithmonë e interesuar të shtrihet në këtë rajon.

Ndërsa duke folur për Bashkimin Europian, Kryeministri Rama ngre pyetjen nëse BE po bën mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe për të bllokuar komplotet e mundshme ruse në Ballkan.

Pa mbështetjen e BE-së, Kryeministri e sheh Ballkanin si një vend ku nuk do të ketë paqe dhe bashkëpunim.

Rama kujton se për SHBA, ky rajon ka qenë një pikë e rëndësishme strategjike ndërsa thekson se edhe Shtetet e Bashkuara janë të rëndësishme për Ballkanin. Kryeministri u pyet edhe për zhvillimet në vend, ku tha se qeveria e tij ka ndërmarrë reforma të suksesshme dhe se opozita po e bllokon Vetting -un pasi ka frikë nga një drejtësi e pastër.

Tv Klan