Pas kthimit nga SHBA, deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu i është bashkuar sot protestës përpara Kryeministrisë. <br /><br />Bregu tha se protesta e demokratëve është paqësore, ndërsa u shpreh kundër bojkotit të zgjedhjeve të 18 qershorit, siç ka paralajmëruar Lulzim Basha. <br /><br />?Do të mbështes deri në fund këtë kauzë të drejtë të opozitës jo vetëm për protestë, por për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk besoj që ka nevojë që kauza për zgjedhje të lira e të ndershme të jetë një kauzë që të ndahet me partnerë të tjerë politikë. Për mua është kauza e opozitës. Ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë?, deklaron Bregu.