Surprise Me!

Report TV - Hetimi i pasurive, dosjet e krerëve të drejtësisë në duart e ONM

2017-06-03 0 Dailymotion

Pavarësisht bllokimit të opozitës shqiptare të ngritjes së institucioneve të Vetingut, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar po punojnë me intensitet për përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.<br /><br />Shqiptarja.com ka mësuar se ILDKP, aktualisht, po vijon me skanimin dhe kontrollin paraprak të deklaratave të pasurisë së krerëve të drejtësisë, edhe për llogari të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.<br /><br />Ekipi i vëzhguesve afatgjatë i ONM, i përbërë i përbërë nga prokurorë dhe gjyqtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, do të marrin në dorë dosjet e pasurive të njerëzve më të lartë të drejtësisë. Konkretisht, ILDKP ka kaluar në skaner deklaratën e plotë të pasurisë së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëri një betejë epike për të sekuestruar serverin me deklarata e pasurive.

Buy Now on CodeCanyon