Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Ankona të Italisë, në rajonin e Marche, komuniteti shqiptar përmes fondacionit Mirdita ka hapur një shkollë në gjuhën shqipe. Mësues vullnetarë u mësojnë 25 të vegjëlve gjuhën amëtare dhe historinë e kulturën e Shqipërisë.
Në Ankona të Italisë, komuniteti shqiptare ka ngritur një shkollë shqipe, si një mënyrë që të vegjlit të mos harrojnë gjuhën amtare. Selman Dermyshi, me origjinë nga Rrëshen, drejtues i një fondacioni në ndihmë të shqiptarëve, ka inicuar hapjen e kësaj shkolle, ku punojnë në mënyrë villnetare të rinjtë shqiptarë.
Selman Dermyshi: Përsa i përket gjuhës shqipe kjo ka ardhur në rritje, numri i nxënësve. Fillimisht e kemi krijuar me 5-6 nxënës tani kemi arritur deri në 24 fëmijë. Por ka pasur edhe probleme për shkak të literaturës.
Mjaft emigrantë shqiptarë në Itali kanë mundur të realizohen profesionalisht duke qënë një nga kontribuesit e parë në shërbim të komunitetit të tyre. I tillë është avokati Arjol Kondi, që prej vitesh asiston problemet dhe hallet e emigrantëve shqiptarë në rajonin Marche.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiptaret-ne-ankona-hapin-shkolle-per-mesimin-e-gjuhes-shqipe/