Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Saphiu është goditur me grusht nga një 34-vjeçar. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në çadrën e ngritur nga opozita përpara kryeministrisë.
Sipas policisë autori është Flamur Pirraci dhe është shoqëruar nga Tirana dhe është shoqëruar në komisariatin numër 1.
Policia sqaron se: ?Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me grusht shtetasin Kreshnik Spahiu gjatë tubimit që po kryehet pranë ministris së Energjitikës?.
Ndërkohë vetë Kreshnik Spahiu ka pranuar incidentin dhe ka deklaruar se nuk e njeh personin i cili e qëlloi me grusht. Ai është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar dhe më pas e kanë goditur.
Spahiu: Më kanë goditur dy herë në kokë dhe një herë më kanë çarë në fytyrë. Më pas njërin nga personat që më ka goditur e kam goditur dhe unë. Janë future disa persona, dy janë larguar, ndërsa ky personi që goditëm ka shkuar zvarrë deri tek dalja e çadrës dhe më pas aty policia e ka ndaluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qellohet-me-grusht-kreshnik-spahiu-shoqerohet-34-vjecari/