BURREL- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Burrelit.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën ballore të një magazine të tregtimit të miellit në pronësi të një 55 vjeçari me inicialet M.S.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.40 në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Koliqit", në lagjen "Pjetër Budi", të qytetit Burrel.

Siç shihet në këtë foto nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës.

Nuk dihen ende motivet e identiteti i personave që vendosën lëndën plasëse, por paraprakisht po hetohet pista e hakmarrjes për shkak të konkurrencës.

Policia ka shoqëruan në Komisariat disa persona për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen si dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit.