Me tone paksa të zbutura, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin e radhë sot në ditën e nëntë të protestës nën çadrën e ngritur para kryeministrisë.

Ndërsa kjo javë shënon afatin e fundit për ngritjen e komisioneve për Vettingun, kreu i PD, edhe njëherë theksoi se opozita do të marrë pjesë në këtë proces vetëm pas ngritjes së qeverisë teknike. Të njejtin fat tha ai do të kenë dhe zgjedhjet parlamentare.

?Vetting me Armando Prengën e Elvis Rroshin nuk ka nuk ka për të pasur, por do ketë me qeverisjen e re, me qeverisjen që do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, që nëser do u japim qytetarëve Vettingun që u garanton qytetarëve zgjedhje të lira e të ndershme.

Vetting do ketë pas qeverisë teknike, por e para punë që duhet kryer, është largimi i bandave në pushtet. Kjo është detyra, ky është vendimi i madh që na ka mbledhur këtu, kjo është detyra e madhe që na ka vënë para qytetari. Nuk pranojmë zgjedhjet piktura nga paratë e pista e korrupsioni, ose zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje fasadë nuk ka, nuk i lejojmë?.

Basha u kujdes të përzgjidhte termat. Me ?Pakicë? iu referua Ramës dhe ?Shumicë?, pjesmarrësve në protestë.