Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Armando Prenga dorëzon mandatin e deputetit.
Ora News disponon letrën që deputeti socialist Armando Prenga i ka dërguar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe për dijeni Këshillit të Rregullores dhe Mandateve ku shkruhet: ?Ju paraqes dorëheqjen time nga mandati i deputetit të partisë Socialiste në qarkun e Lezhës?
Letra mban datën 25 shkurt 2017 pikërisht ditën kur Prokuroria e Përgjithshme i përsëriti për herë të dytë KQZ-së kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Armando Prenga por u mësua nga mediat sot, pak orë para se KQZ të mblidhej për një vendim.
Prenga thotë se në asnjë dispozitë ligji i dekriminalizimit nuk parashikon ndërprerjen e mandatit për një dënim me gjobë por se heq dorë sot dhe gjithmonë nga mandati për ?qetësinë e tij dhe të familjes së tij?
Prenga i kërkon Kuvendit të vërë në lëvizje KQZ-në për zëvendësimin e vendit të lënë bosh nga ai dhe mbyll letrën duke i konsideruar të padrejta dhe shpifje të ulëta akuzat dhe shpifjet e opozitës dhe personave të autorizuar prej tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/armando-prenga-dorezon-mandatin-e-deputetit/