Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Firmosja e peticionit për vettingun vijon në disa rrethe të vendit. Qytetarë të shumtë nga Kukësi, Durrësi, Berati e Fieri, i janë përgjigjur thirrjes së të rinjve të shoqërisë civile për të hedhur firmën për kryerjen e proçesit të vettingut, në mënyrë që ti hapet rruga reformës në drejtësi.
Peticioni i organizatave të shoqërisë civile për vettingun vijon të firmoset në të gjithë vendin.
Në Fier, të rinjtë janë vendosur në pedonalen pranë Bashkisë, ku qytetarë të grupmoshave të ndryshme kanë firmosur në favor të proçesit të vettingut.
Në Durrës, firmat për vettingun, qytetarët thonë se i japin në emër të drejtësisë.
Mbledhja e firmave ka nisur edhe në Kukës, ku thirrjes së shoqërisë civile i janë përgjigjur qindra qytetarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/peticioni-per-vettingun-qytetaret-i-pergjigjen-thirrjes-se-shoqerise-civile/