Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bandat e Ramës po terrorizojnë qytetarët. Kështu u shpreh kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në bashkëbisedim me qytetarët në çadrën e protestës, duke deklaruar se dy motra në Fier janë sulmuar dhe agresuar për pjesmarrjen e tyre në tubimin e 18 shkurtit në Tiranë.
Ai i bëri thirrje policisë së Fierit për arrestimin e keqbërësve deri në orën 24:00, ndryshe kërcënoi Basha, do të përballen me pasojat. I pashmangshëm në këtë bashkëbisedim ishte vettingu.
Në ditën e dhjetë të protestës, kryetari i PD-së Lulzim Basha edhe njëherë ripërsëriti se opozita do të qëndrojë derisa të përmbysë republikën e vjetër.
Basha: Dua ta nis me një lajm të trishtë, por po kështu një lajm i cili na bën edhe më të fortë, edhe më të vendosur në betejën tonë. Dje bandat e republikës së vjetër kanë sulmuar dhe kanë agresuar dy vajza 29 vjeçare nga Fieri.
Kanë sulmuar Antonetën dhe motrën e saj binjake për arsyen e vetme se në bashkimin e madh popullor të 18 Shkurtit, ishin këtu dhe qëndruan këtu prej minutës së parë e deri në fundin e asaj mbrëmjeje, bashkë me dhjetëra e qindra vajza të tjera, me dhjetëra e qindra gra nga Fieri e Tirana dhe gjithë Shqipëria.
E pra, bandat e republikës së vjetër dje kanë ngritur dorë mbi Antonetën, vetëm e vetëm për këtë arsye: Sepse pati guximin, sepse pati vendosmërinë, sepse pati qytetarinë të jetë pjesë e këtij bashkimi të madh popullor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-bandat-e-rames-dhunuan-dy-motra-pse-protestuan-ne-18-shkurt/