Protestuesit e Partisë Demokratike kanë ironizuar me anë të disa fotove satirike ministrat dhe deputetët e PS-së.

Pranë çadrës në Bulevard, janë montuar disa foto të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Rama, duke i krahasuar me personazhet e përrallës "Ali Baba me 40 hajdutë".

Vizatimet artistike janë vendosur për kryeministrin Edi Rama, si dhe ministrat Ilir Beqaj, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj.

Foto janë vendosur edhe për deputetët Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Taulant Balla si dhe kryebashkiakun, Erion Veliaj.