Renato Milloshi i akuzuar si një nga autorët në vrasjen e Elton Çiçës, 2 majin e kaluar në zonën e ish-bllokut ne Tiranë ka pranuar se ka ndihmuar personin që qëlloi mbi 36-vjecarin.

Pas vetëdorëzimit në policinë e Tiranës mbrëmjen e së hënës, Milloshi ka sqaruar para oficerëve të policisë se ai kishte blerë 3 ditë para ngjarjes automjetin që shoqëroi Jani Aliajn në lokalin ku ndodhej objektivi i tyre.

Renato Milloshi i ka thënë hetuesve se ai nuk ka marrë drejtpërdrejt pjesë në krim. Gjatë 10 muajve arrati 37-vjecari u ka thënë hetuesve se ka qëndruar në periferi të Tiranës duke ndërruar shpesh banesë për të mos rënë në sy.

Policia ka dyshime se ai mund të ketë jetuar gjatë kësaj kohë jashtë vendit pikërisht në Greqi. Milloshi është pyetur edhe mbi kontaktet me Jani Alian e shpallur në kërkim. Ai ka sqaruar se prej ditës së vrasjes së Elton Çiços nuk ka komunikuar më me të dhe nuk e di se ku ndodhet.

Milloshi u vetëdorëzua pas negociatave me familjarët. Dorëzimi i tij pritet të hedhë dritë edhe mbi ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Tiranë, Tepelenë, Fier dhe Durrës gjatë viteve të fundit.

Dyshohet se vrasja e Elton Çiços është e lidhur me nje serë krimesh të tjera të cilat kanë pasur motiv hakmarrjen dhe kultivimin dhe trafikun e drogës në zonën e Tepelenës./ TV KLAN