Surprise Me!

“Danubi” i Magris vjen në shqip - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 4 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Një udhëtim real e imagjinar njëkohësisht, sjell përmes historive në dokumente arkivore, edhe fragmente të jetës së përditshme. Historia dhe e sotmja ushqejnë trillin letrar të një udhëtari kureshtar për librat, njerëzit, vendet e historinë e tyre.Nën titullin ?Danub?, shkrimtari, profesori dhe politikani Claudio Magris përcjell këtë rrugëtim që të përfshin në një Europë ku arti gëlon njëkohësisht me fate njerëzore ironike. E këtë Europë, Magris e prezantoi edhe sot në shqip.?Isha shumë i lumtur kur u publikua libri në italisht dhe po të njëjtin emocion ndjej tani që është përkthyer në shqip. Jam munduar të jem përkthyes i këtij libri edhe unë, bashkëshkrimtar me përkthyesen që flet këtë herë përmes sintaksës time italiane në gjuhën tuaj. Jam i nderuar.?Shkrimtari i vlerësuar me disa çmime jo vetëm në Itali, i ftuar sot në emisionin ?7 pa 5? rrëfeu edhe një pjesë të trishtimit që ka ngërthyer Europën sot, një Europë për të cilin Magris shkruan duke përshkruar Danubin?Unë jam një patriot evropian, e dua një europë të bashkuar, ku Italia apo Franca të mos flasin për tjetrën kur kalon në krizë, për një europë të mbrojtur, por jam pesimist për të. një i afërmi im që merret me çështjet e sigurisë në Europë më dha një përgjigje që më trishtoi kur e pyeta: A ka Europa një ushtri? A jemi të mbrojtur ne? Më tha: Po...Jo E për këtë më vjen keq...??Danub? vjen në shqip nga Alma Hafizi e Albas si një projekt fitues nga Creative Europe. Libri është prezantuar këtë të martë në bibliotekën kombëtare ku edhe u zhvillua një takim me lexuesit dhe studiuesit.

Buy Now on CodeCanyon