Surprise Me!

Kompleksi i ri multisportiv në Parkun e Liqenit

2017-06-04 1 Dailymotion

Pas këndit të lojërave për fëmijë dhe këndit të ri të forcës për të rriturit, Liqenit i është shtuar edhe kompleksi më i madh multisportiv, i cili u shërben të gjithë atyre që duan të luajnë futboll, basketboll, volejboll, regbi, hendboll apo hokej me patina.
Erion Veliaj: Më vjen mirë që në një periudhë rekord stafi i APR-së transformoi një djerrinë, ku askush nuk donte të kalonte kohë, madje edhe kur e bënte vrapin e bënte shpejt sepse nuk kishte asgjë tërheqëse, në një mjedis të jashtëzakonshëm për qytetarët. Kjo do të jetë një hapësirë e hapur 24 orë. Pra, kushdo në Tiranë mund të vijë këtu e të shijojë ajrin e pastër, duke u marrë me sport.

Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës, projekte të tilla do të zbatohen edhe në parqe të tjera të kryeqytetit.

Fushat sportive janë funksionale ditën dhe natën, njëra është me bar, ndërsa dy të tjerat me tartan për basketboll, volejboll, kalçeto. Ndërkohë, tre tribunat ofrojnë 600 vende ulëse për publikun./ TV KLAN

Buy Now on CodeCanyon