Personat që shihni në foto janë Ylli Shkalla 19 vjec dhe Ylli Driza 23 vjec.

Të rinjtë prej më shumë se 6 muaj ishin kthyer në grabitësit më të rrezikshëm në kryeqytet duke kryer plot 8 bastisje në banesa e biznese të ndryshme me vjedhjen e sendeve me vlerë dhe parave.

Është dashur hetim disa mujorë për të zbuluar dy ?Yjet? të cilët 24 orë më parë kanë rënë në pranga në kushtet e flagrancës.

Po për cfarë akuzohen Shkalla dhe Driza?

Sipas hetimeve ata janë përgjegjës për grabitjet si më poshtë:

1- Më datë 06.12.2016, në rrugën "Nikoll Ivanaj", kanë vjedhur banesën e shtetases M. A., ku kanë marrë një televizor të markës ?Samsung?, një kamer dhe një DVD-player.

2- Më datë 09.12.2016, në rrugën "Migjeni", kanë vjedhur banesën e shtetasit S. D., ku kanë marrë një televizor të markës ?Sony?, dhe dy shishe pije alkolike.

3- Më datë 12.12.2016, në rrugën "Bektash Kozeli", kanë vjedhur banesën e shtetasit E. SH., ku kanë marrë 1500 euro, 6000 lekë, e një laptop të markës ?Samsung?.

4- Më datë 24.12.2016, në rrugën "Jordan Misja", kanë vjedhur banesën e shtetasit I. H., ku kanë marrë disa bizhuteri të ndryshme.