Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nuk ka pranuar për herë të tretë qe te betohet para komisionit per CEZ.

Në seancë nuk merr pjesë opozita si pasojë e bojkotit të komisioneve pas nisjes së protestës para Kryeministrisë.

Por për cfarë është thirrur Shkëlzen Berisha?
Sipas një deklarate të tatimeve, Shkëlzen Berisha nuk ka paguar taksat nga viti 2007 deri në vitin 2011, për cilat rrezikon të procedohet penalisht.

Në vitin 2009 dhe 2010 ai rezulton të ketë shtuar pasurinë e tij në dy vite me plot 600 mijë euro, por nuk ka paguar asnjë taksë.

Vetëm gjatë vitit 2009, Shkëlzeni ka shtuar 300 mijë euro në llogarinë e tij bankare.