Delegacioni i Bashkimit Evropian ka deklaruar se ditët e fundit aktorë të ndryshëm politikë dhe të medias janë përfshirë në një fushatë për të delegjitimuar procesin e vettingut.

Deklarata ka ardhur nga shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Sylvain Gambert gjatë prezantimit të studimit për procesin e integrimit të vendit dhe raportimit të medias.

?Vettingu është kushti kryesor për hapjen e negociatave dhe pavarësisht kush është ambasadorja e Brukselit në Tiranë, ky proces do të zbatohet.

Kjo fushatë anti-vetting synon të njollosë të gjithë faktorët e përfshirë në reformën në drejtësi.

Përsa i përket reformës në drejtësi dhe vettingut, ka patur përpjekje të ndryshme për ta bllokuar atë, madje duke përdorur metodat që ngrejnë pikëpyetje të shumta për ndërkombëtarët.

Intergimi europian ka të bëjë me një dialog të gjatë dhe prioritetet. Vettingu është parakusht i integrimit dhe shohim se si hidhen gënjeshtrat dhe bëhen përpjekje për lajme të rreme.