Gjatë pasdites së të martës, në një bashkëbisedim me protestuesit në çadrën e opozitës, kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nuk ka Vetting me narkotrafikantë në pushtet.

?Drejtësia është në shënjestër të mafias nga kjo qeveri nuk ka Vetting me narkotrafikantët ne pushtet?.

Më herët, kur çadrës së opozitës iu bashkuan pensionistë dhe banorë të Himarës, Basha përsëriti kërkesën për qeveri teknike dhe se tha se nuk ka kthim pas deri në plotësimin e kushtit për zgjedhje të lira e të ndershme.

?Kauza jonë është zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje pa drogë dhe për këtë është e domosdoshme krijimi i një qeveri pa konflikt inversi me zgjedhjet e lira. Ky kryeministër është në konflikt interesi dhe kjo është arsye për të krijuar një qeveri që nuk ka konflikt me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, një qeveri që nuk është fajtore, e cila nuk tregohet me gisht nga ministrat se ka urdhëruar lirimin e bandave.?

Basha e akuzoi qeverinë për premtime të pambajtura ndërsa i premtoi pensionistëve se në qeverisjen e tij nuk do të ketë pension minimal nën 250 mijë lekë./Tv Klan