SHKODER-?Vrasësi kapet nga policia sepse vrau, por gjykatësi tha e lirojmë se nuk ka prova, ai del nga burgu dhe vret sërish. Tani si ta kuptojmë këtë gjykatës ne??

Ky ishte një prej shembujve që kryeministri Edi Rama dha sot në auditoret e Universitetit të Shkodrës përballë studentëve mbi Reformën në Drejtësi.

Sipas kreut të qeverisë, është e pafalshme që të qëndrojnë në krye të detyrës gjykatës me 18 apartamente e pasuri që nuk i justifikojnë me pagat që kanë marrë ndër vite.

E në këtë pikë, tha Rama, ndërhyn Vettingu.
?Sa pasuri ka gjyqtari, sa të trashëguara sa të fituara me punë, sa i aftë është të bëjë detyrën që i është caktuar, ja këtë bën Vettingu?.

Sipas kryeministrit, përballë kësaj situate, nuk kanë kuptim kërkesat e opozitës për qeveri teknike.