stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-129-sezoni-2/

Ilir Shani është një mjek kirurg në Durrës, i cili ?për koiçidencë? ka edhe një klinikë private ngjitur me spitalin shtetëror. Në orarin e punës, më së shumti Shani gjendet në biznesin e tij privat, ku kryen ndërhyrje me tarifa ?të kripura?. Pasdite ose kur i del koha, mund të vizitojë pacientët në spitalin publik. Emisioni ?STOP? na e sjell këtë vëzhgim nëpërmjet kamerës së fshehtë.

Qytetarja ? Më fal të të bëj një pyetje, Kirurgjia ku është?
Qytetari ? Kirurgjia?
Qytetarja ? Po
Qytetari ? Këtu?
Qytetarja ? Një doktor Ilir Shani, i mirë është?
Qytetari ? Ë, Ilir Shani? Ai që ka atë klinikën private?
Qytetarja ? Ku e ka klinikën?
Qytetari ? E ka mbrapa spitalit.
Qytetarja ? Po aty çfarë bën tek klinika?
Qytetari ? Çfarë të dojë.
Qytetarja ? Bën edhe operacione them apo jo?
Qytetari ? Po, po privat. Bën edhe këtu te spitali, bën edhe atje. Po të kesh lekë i bën atje (Klinika Shani), po s?pate lekë i bën këtu. (Kirurgjia e Spitalit Durrës)
Qytetarja ? Më falni! Si jeni? Ku e ka dhomën doktor Ilir Shani?
Infermierja ? Ilir Shani në katin e dytë, lart.
Qytetarja ? O goca! Më fal, të të pyes! Doktor Ilir Shani, ku e ka dhomën, zyrën?
Infermierja ? A Ilir Shani? Tek Kirurgjia këtu, po hajde se andej po shkojmë edhe ne. Nuk e dimë a është aty, ose do të jetë në klinikën e vet.
Qytetarja ? Po nëqoftëse s?e gjej?
Infermierja ? Nëqoftëse s?e gjen këtu, mund ta gjesh tek klinika e vet.
Qytetarja ? Po ku e ka klinikën?
Infermierja ? Klinikën e ka ngjitur me maternitetin.
Infermierja ? Këtu i kanë zyrat ata.
Qytetarja ? Doktor Ilir Shani ndodhet këtu?
Infermierja ? Mos është në sallë?
Infermierja ? Është në operacion.
Infermierja ? Ose mos është tek klinika e vet.
Qytetarja ? Ku e ka klinikën?
Infermierja ? E ka andej nga materniteti.
Qytetarja ? Përballë maternitetit?
Infermierja ? Anash maternitetit.

Më pas, kamera e fshehtë e emisionit ?STOP? shkon drejt klinikës private të Ilir Shanit, pasi në Kirurgjinë Rajonale të Durrësit nuk ishte i pranishëm.

Qytetarja ? Doktor Ilirin e takoj?
Infermierja ? Doktori është në operacion për momentin.
Qytetarja ? Është këtu? Por për sa del?
Infermierja ? Për ja një orë.
Qytetarja ? Brenda orës. Duhet të lë takim, si funksionon?
Infermierja ? Tani për paradite nuk di çfarë të them. Pasdite po, e ke të sigurtë për vizitat, sepse ka operacione edhe në spital sot.
Qytetarja ? Ku në spital? Po, a është në operacion tani?
Infermierja ? Po mirë pra, pas këtij operacioni ka dhe operacionin tjetër në spital.
Qytetarja ? Në spital, këtu te shteti?
Infermierja ? Po, po, po. Kështu që pasdite e ke këtu. Tre me gjashtë e ke këtu.
Qytetarja ? Mirë, faleminderit!
Qytetarja ? Konsulta sa kushton?
Infermierja ? 5 000 lekë të vjetra.

Ndërsa në Spitalin Universitar ?Shefqet Ndroqi? i njohur ndryshe si Sanatoriumi këtu në Tiranë, kamera e f...