Surprise Me!

Opinion - Protesta e opozites, po neser? (02 mars 2017)

2017-06-04 5 Dailymotion

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Elisa Spiropali, Mark Marku, Lorenc Vangjeli, Henri Çili, Preç Zogaj,Lediana Fratari

Kronikë më e zgjeruar: http://tvklan.al/opinion-protesta?pozites-po-neser/

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sonte për emisionin Opinion se opozita do rikthehet në Kuvend, vetëm nëse arrihet një qeveri teknike që ka besimin e gjithë forcave politike. Basha theksoi se në çadrën e opozitës ka socialist që vinë çdo ditë me teserat e partisë të zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës. ?Njerëz që i bashkohen kësaj levizje popullore që është më e madhe se Partia Demokratike, më e madhe se opozita siç është vetë kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më e madhe se çdo parti politike, të jesh i sigurtë, që një pjesë e këtyre socialisteve, për këtë levizje, kanë kryer misionin e saj të parë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me siguri, do të kthehet edhe Partia Socialiste apo do kthehet tek një parti tjetër. Sigurisht janë të mirëpritur të vinë dhe të votojnë për PD-në. Por e vërteta është se këtu është një levizje popullore, kombëtare për një synim që është shumë më i madh se partitë politike?.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte ka deklaruar se me kreun e Kuvendit Ilir Meta nuk ka komunikuar dhe nuk ka asnjë lidhje. Basha, ndër të tjera, tha se nuk do ketë kthim në Parlament, përderisa Parlamenti është pjesë e krimit dhe rrënimit. Ai theksoi se sa kohë që kjo çështje nuk zgjidhet dhe sa kohë që qeveria është bërë njësh me krimin, si dhe nuk i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, PD nuk kthehet në Parlament. Në lidhje me votimin e ligjit të vettingut, kreu i PD-së theksoi se ai nuk do të votohet nëse nuk realizohet një qeveri teknike. ?Ligji i vettingut do të votohet vetëm në rastin kur do të hapet rruga për një qeveri teknike, si garanci për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme?, tha Basha.

I ftuar në emisionin Opinion, Mark Marku ka shprehur mendimin e tij lidhur me efektet e deri tanishme të protestës së opozitës, protestë e cila është në ditën e 13-të të saj. Sipas tij shqetësimi i krijuar deri tani është plotësisht i mjaftueshëm. ?Protesta ka pasur një nisje të suksesshme. Nuk mund të jenë 100 mijë vetë çdo ditë, se përndryshe ndodh revolucioni.?- shpjegon Marku. Për të protesta është e suksesshme pasi po prodhon ngjarje çdo ditë/. Ai shton se protestat që sjellin ndryshime të mëdha edhe në vende të tjera të botës, të ashtu quajturat ?pranvera? janë sistematike ashtu sikurse protesta e PD-së. ?Jam kundër ndryshime të shpejta, me mirë të krijohet një vetëdije qytetare.?-përfundon ai.

I ftuar në emisionin opinion Henri Çili ka thënë se në çadër nuk do shkonte, edhe sikur ti ofrohej nga opozita. ?Nëse do të ftonin, qoftë edhe për të debatuar a do shkojë në çadër??- është pyetur Çili nga drejtuesi i opinion, Blendi Fevziu. ?Nuk do shkoja në çadër, pasi nuk jam dakord me kërkesën e tyre për zgjedhje të lira. Meqë ky ësht...

Buy Now on CodeCanyon