Surprise Me!

Report TV - Mogherini nis vizitën në Tiranë takon Presidentin Nishani

2017-06-04 0 Dailymotion

Shefja e BE për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka nisur vizitën zyrtare në vendin tonë.

Mogherini mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 16:00, ndërsa takimin e parë në Tiranë e zhvilloi me Presidentin Bujar Nishani.

Zyrtarja e BE do ketë takime dhe me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Burime për Report Tv mësojnë se në takimin e kërkuar nga BE, do të jetë Basha, dhe dy nënkryetarët e PD-së Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Kujtojmë që ditën e djeshme fillimisht u tha se përfaqësuesja e lartë e BE-së nuk do të takohej me kreun e opozitës.

Më pas edhe Basha konfirmoi se s'do ketë takim me Mogherinin, por në vend të tij do të jenë përfaqësues të PD-së, sipas formatit të kërkuar nga zyrtarja e BE-së.

Mogherini rikthehet në Shqipëri ekzaktësisht pas një viti. Në 3-4 mars të një viti më parë ajo ishte në Tiranë ku i bëri thirrje opozitës dhe maxhorancës të gjejnë konsensusin për Reformën në Drejtësi.

Buy Now on CodeCanyon