VLORË- Rreth 27 punonjës të filialit të ARMO-së në qytetin e Vlorës kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme pasi nuk kanë marrë pagat për 21 muaj.

Kjo nuk hera e parë që ata protestojnë, ku pavarësisht premtimeve për zgjidhjen e situatës dhe mosshkëputjes së marredhënieve të punës, punonjësit e ARMO- s nuk janë paguar për rreth 2 vjet.

?Vlora është pjesë e ARMO-s dhe Uzinës së Ballshit. Neve kemi 21 muaj pa u paguar. Tani njerëzit vijnë në punë, punohet dhe nuk e kuptojmë pse nuk paguhemi. Ai zotëria nëse nuk na do të mos na mbajë?

?Mënyra sesi po na lënë është një braktisje diskriminuese?