Pak javë më parë ministri i LSI Lefter Koka lëshoi lum kritikash në adresë të kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, lidhur me mënyrën sesi ai po drejton bashkinë .

Por sot gjuha e kritikës është harruar, kjo u pa në fshatin Kullë të Durrësit teksa Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u bënë bashkë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të legalizimit.

Në ceremoni morën pjesë edhe Kreu i kuvendit Ilir Meta, ministrja e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni, deputeti i LSI Spartak Braho si dhe drejtori i përgjithshëm i Aluiznit Artan Lame.

Në fjalën e tij kreu i kuvendit Meta u shpreh se u mbajt premtimi për procesin e legalizimit në këtë zonë. Sipas Metës ky është një proces shumë i rëndësishëm që mban firmën e disa aktorëve sikurse janë kuvendi që hartoi ligjet, qeveria, bashkia si dhe stafi i Aluiznit të Durrësit.