Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë znj. Federica Mogherini.
Kryetari i Kuvendit z. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në avancimin e Shqipërisë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim dhe në veçanti për asistencën e dhënë në kuadër të reformave kyçe.
Në këtë drejtim u theksua rëndësia e avancimit pa vonesa me zbatimin e reformimit të sistemit të drejtësisë në frymën e bashkëpunimit politik e institucional dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së miratuar me konsensus.
Meta: Një reformë e bazuar në Kushtetutë e rrit besueshmërinë e procesit dhe e përshpejton zbatimin më cilësor të saj me qëllim që Shqipëria të ketë mundësi ta luftojë më mirë korrupsionin, krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe për të krijuar një klime më të favorshme për investimet e huaja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-mogherini-reforma-ne-drejtesi-sipas-kushtetutes-pershpejton-zbatimin/