Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Elbasani prej disa muajsh është kthyer në kantier ndërtimi, pasi punimet për rikonstruksionin e rrugëve në 18 zona të qytetit, vijojnë me ritme të ngadalta.
Në qytetin e Elbasanit aktualisht është duke u punuar pranë rrugës së Blinave, rrugës Rinia, rrugës pranë Stacionit të Trenit, ashtu sikurse ka edhe në rrugë dytësore të qytetit. Por, shqetësim për qytetarët e Elbasanit mbetet vetëm vonesa e këtyre punimeve.
Vetë qytetarët e Elbasanit kërkojnë që punimet të mbyllen sa më shpejt, pasi thonë se kanë vështirësi në qarkullim. Problem përbën dhe për bizneset e vendosur përgjatë rrugëve ku po ndërhyhet.
Banorë: Kanë filluar me një rrugë, me një rrugë tjetër dhe përfundimi, kohëzgjatja.
-Varet psh po ti krahasosh, në atë krahun ajo rruga me këtë rrugën, kjo ka më tepër punë sesa ajo atje. Varet nga procedura e punimeve, nga volumet e punës. Logjike që shoferët pengohen me këtë rast, por ama më vonë do rregullohet gjithcka. Prandaj po bëhen këto.
-Problemi është këtu, së gjithcka që bëhet shpresojmë që të bëhet për mirë ajo s?diskutohet. Kurse anët e tjera i dimë problemet.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-rruget-e-hapura-nga-punimet-veshtiresi-per-qytetaret/