Shefja e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, përcolli mesazhe të forta nga Tirana gjatë vizitës që zhvilloi këtë të shtunë, sa i takon reformës në drejtësi, zbatimit të Vettingut dhe bojkotit të Kuvendit nga Partia Demokratike.

"Debati dhe betejat të zhvillohen brenda Kuvendit, jo jashtë tij", ishte mesazhi i Mogherinit për opozitën. E cila përsëriti në përfundim të vizitës, gjatë konferencës së përbashkët me shtyp me kryeministrin Edi Rama, se bllokimi i Vettingut sjell edhe ndalimin e procesit të integrimit në BE.

Takimin e parw nw Tiranw Mogherin e pati me Presidentin Bujar Nishani, takim i cili zgjati rreth 40 minuta. Në fokus të tij ka qenë Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i ligjit të Vettingut, si kushti bazë i Brukselit për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Pas Nishanit, Mogherini takoi ministrin e Jashtëm Bushati si dhe zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Tiranës.

Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i saj ishte kryefjalë e takimit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta me Mogherinin. Kreu i Kuvendit ka theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në përputhje me Kushtetutën.