Surprise Me!

Report TV - Berisha ka ndryshuar emrin dhe datën e lindjes. Zyrtarët e dënuar

2017-06-04 0 Dailymotion

Pesë kryebashkiakë dhe shtatë deputetë kanë kërkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojnë apo plotësojnë vetëdeklarimet e tyre për pastërtinë e figurës, të njohura ndryshe si ?formularët e dekriminalizimit?, duke argumentuar se ?nuk e kishin kuptuar ligjin? ose se kishin marrë më pas informacion për dënime të mëparshme për të cilat ?nuk kanë pasur dijeni? ose ?nuk kanë ditur se duhej t?i deklaronin?.<br /><br />BIRN mori të 12 kërkesat për ndryshime në formularët e vetëdeklarimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një Kërkese për të Drejtë Informimi.<br /><br />Në një deklaratë për shtyp në 19 Shkurt, KQZ-së u shpreh se këto kërkesa janë depozituar dhe pranuar nga Komisioni përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2016. KQZ tha se pranimi i kërkesave për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit është bazuar në kodin e procedurës administrative dhe shtoi se plotësimi i të dhënave pas afatit ligjor të vendosur nga ligji i shërben transparencës.

Buy Now on CodeCanyon