Këndi i dhjetë i lodrave për fëmijë në lagjen ?Ali Demi? është inaguaruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai theksoi se projekte të ngjashme do të vijojnë në çdo njësi administrative. <br /><br />Veliaj premtoi se këtë vit, do të ndërhyhet në çdo lagje për të rehabilituar infrastrukturën. <br /><br />Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në procesin e zgjedhjes së administratorëve të pallateve, të cilët do të lehtësojnë më tej zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit.
