Situata e vështirë financiare në shumë bashki të vendit ka bërë që Ministria e Financave të përgatitë një ligj, i cili do të monitorojë mënyrën e shpenzimeve të buxhetit të tyre dhe mbledhjen e të ardhurave.

Në një intervistë për televizionin Klan, Fran Brahimi, drejtor i financave vendore, thotë se janë 120 milion dollarë detyrime që pushteti vendor i ka borxh biznesit. Me këtë ligj, bashkive u lihet dy vite kohë që të shlyejnë faturat.

Në rastet që do të konstatohet paaftësi paguese për bashkitë, planin për daljen nga vështirësia financiare e harton ministria e Financave dhe e miraton Këshilli i Ministrave.

Aktualisht janë 8 bashki që ndodhen në situatë të vështirë financiare.

Ministria e Financave sqaron se ligji nuk shkel parimet e autonomisë vendore, por synon të vendos rregull në buxhetin e pushtetit vendor.

Tv Klan