Ka shkuar në 9 numri i personave të arrestuar për gjobëvenie e bizneseve në Shkodër. Policia njoftoi se me urdhër të prokurorisë për krimet e rënda këtë të diel janë prangosur Ibrahim Lici dhe 16-vjeçari me incialet H.L.

Ditën e shtunë policia njoftoi arrestimin e shtatë persona si pjesë e një grupi te strukturuar kriminal që prej 7 muajsh vilnin gjoba nga tregtarët e Zdrales dhe Rrugës së Kirasit.

Me anë të dhunës psikologjike dhe kanosjes thuajse çdo tregtarë paguante nga 1 mije leke deri 3 mijë lekë të reja çdo fund muaji. Shuma ishte në varësi të xhiros së biznesit. Ne krye të grupi, ne rolin e organizatorëve qëndronin shtetasit Muhamet Lici dhe Abedin Bajraktari, i njohur me pseudonimin ?Bukel?.

Pjesa tjetër Denis Skutina, Gerald Skudina, Redi Bardhaj, Besmir Domnori, Gëzim Vajushi dhe Kujtim Butani ishin anëtarë të bandës me detyra të përcaktuara.

Detyra e tyre ishte dhënia e informacionit për çdo lëvizje në treg tek drejtuesit e grupit. Madje edhe lëvizjet e policisë e cila patrullonte në zonë ndiqeshin me mjet vëmendje nga pjesëtarët e grupi. Gjithashtu çdo person i panjohur apo mjet që ishte i ri në treg ishte pjesë e informacionit që përpunohej nga grupi.

Në fund të çdo muaji këta persona shkonin në lokalet apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët. Prokuroria dhe policia thonë se aktivitetit kriminal është i dokumentuar me foto dhe video në momentin kur pronarët e bizneseve paguanin gjobën.

Kjo bandë konsiderohej mjaft e rrezikshme nga hetuesit pasi ata nëpërmjet kërcënimeve kishin nxjerrë nga loja një grup tjetër i cili kryente të njëjtin aktivitet.

Tv Klan