Edukimi për cilësinë dhe sigurinë ushqimore nuk ka munguar megjithatë edhe pse në vitin 2017 sërish mund të gjejmë tregje të cilat tregtojnë produktet e tyre jashtë higjienës dhe standardeve.

Siguria ushqimore nuk është vetëm përgjegjësi e instancave përgjegjëse. Së pari duhet të jetë një kërkesë e përsëritur personale për një mënyrë më të mirë ushqimi si dhe kontrolli personal të vazhdueshëm.

Vetë qytetarët shprehen se bëjnë përpjekjet e tyre, jo vetëm ndaj etiketave të produkteve, por kryesisht edhe ndaj produkteve të bulmetit që shiten në rrugë dhe jashtë standardeve të higjienës.

Qytetarët të pyetur nëse tregojnë kujdes për sigurinë ushqimore përgjigjen:

?Patjetër, shikoj etiketat e skadencës, për mendimin tim bulmeti mes rrugës nuk është fare i rregullt nga ana higjienike. I zbuluar, pluhurat. Dikush i pandërgjegjshëm edhe mund të pështyjë, gjëja që kam më shumë merak në fakt?.