Kreu i PD, Lulzim Basha në fjalën e mbajtur te çadra në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? gjatë mbrëmjes së sotme ka deklaruar se Rama do ta kthejë vendin në Republikë të pastrimit të parave.

?Hakmarrja politike është një dimension por pas saj fshihet një gjë më e madhe Rama pasi ia hapi dyert krimit ka marrë në dorë një operacion për pastrimin e parave. Ai ka përfshirë familjarë të tij në një bankë të dyshuar për transaksione të pastrimit të parave", tha Basha.

Sipas kreut të opozitës Rama po përpiqet të kapë institucionin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që të vendosë gjoba para zgjedhjeve.

"Përpjekja do të jetë të vendosen gjoba ndaj kompanive të siguracioneve para zgjedhjeve", tha ndër të tjera Basha.

Basha vijon të mbajë qëndrimet e tij për bojkot të parlamentit dhe refuzon të negociojë ndërsa thekson se i vetmi organ funkisonal në vend është vetëm qeveria e krimit.

"Është një parlament i krimit, ka rënë parlamenti, kanë rënë bashkitë, ka rënë media që ndodhet në presion të jashtëzakonshëm. Tani paska mbetur një institucion pa kapur që është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe ky do të jetë hapi i ardhshëm i Edi Ramës nesër në orën 10. Institucioni i vetëm që është në këmbë është qeveria e krimit. Rama do ta kthejë këtë vend në një republikë të pastrimit të parave. Kjo është qeveria e krimit, e drogës e parave të pista", u shpreh lideri i opozitës.