TIRANE-Protesta e opozitës në çadrën e ngritur në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? ka kaluar qetë mbrëmjen e saj të gjashtëmbëdhjetë.<br /> <br />Lojërat me letra e shah dhe bisedat mes simpatizantëve vijojnë të mbeten aktiviteti i përnatshëm, megjithatë gjithnjë e më shumë lodhja dhe përgjumja vërehet mes tyre.<br /> <br />Gjatë natës së mbrëmshme në çadër ishte edhe Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, i cili së bashku me të tjerët ka mbushur orët e natës me lojëra dhe biseda.
